NOW LIVE

Top Tag

Gazeta amerikane New York Times ngre shqetësimin se Rusia po përdor Serbinë për të mbjellë përçarje në Evropë dhe për të provokuar konflikte të reja në Ballkan, me qëllim që të tërheqë vëmendjen e tij NATO larg luftës së përgjakshme në Ukrainë.
Duke u fokusuar tek tensionet e fundit në Kosovë, gazeta shkruan nw faqet e saj se udhëheqësi autoritar i Serbisë, Aleksandër Vucic mund të jetë lodhur duke u quajtur Putin i vogël, por retorika e tij kundër vendeve fqinje është e ngjashme me atë të presidentit rus.
NYT thotë se pas deklaratës mjaft qesharake të Vuçicit për denazifikimin e Kosovës, fshihet një pyetje serioze: cili ishte roli i Rusisë në çështjen e… targave?
Trazirat në Kosovë dhe tensionet në Bosnje dhe Hercegovinë, kanë çuar në paralajmërime se Rusia po përpiqet të nxisë konflikte, të cilat nuk janë zgjidhur kurrë që nga luftërat ballkanike të viteve 1990.
“Rusia është e bindur se nëse NATO harxhon shumë kohë për t’u marrë me vështirësitë në Ballkan, nuk do ketë do të ndërhyjë në luftën në Ukrainë” shkruan NYT.
Mediat ruse dhe llogaritë e mediave sociale kanë postuar raporte nxitëse për disa muaj për serbët në Kosovë dhe Bosnje, duke thënë se ata po vuajnë një shtypje të padurueshme. Raportet, për të cilat gazeta amerikane thotë se nuk janë gjë tjetër veçse propagandë ruse, u kanë dhënë zemer nacionalistëve serbë.

Pamje:AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to “Top Channel” on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Rusia#NATO#TopChannel

You may also like

Copyright © XXI Century Rich X Search. All Rights Reserved.